Basha flet nga “shtëpia blu”: Qëndresa jonë parlamentare nisi nga këtu
Tiranë, 13 Maj 2017 – Pas mbërritjes në selinë blu, kryeopozitari Lulzim Basha ka folur sërish përpara protestuesve. Ai shoqërohej nga ish – Kryeministri Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe Eduart Ndocaj. Në fjalën e tij, Basha tha se qëndresa e parë politike parlamentare e opozitës nisi nga Selia Blu.
“Kjo është shtëpia e demokratëve, nga kjo shtëpi kemi bërë qëndresën tonë politike parlamentare. Nga kjo shtëpi nisëm lëvizjen më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila u shndërrua në bashkimin më të madh të shqiptarëve.
Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe Republika e re e vetmja e vërtetë që ne e njohim ligjërisht. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Opozita e shpalli dhe e thirri, por ju e kthyet në një marshim të madh. E juaja ishte sakrifica dhe e juaja do të jetë sakrifica! Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
“./tvklan.al