Basha gatuan darkën, bashkëshortja e nxjerr në Instagram
Angazhimet e tij të përditshme si kryetar i opozitës padyshim që nuk i lenë shumë kohë për të qëndruar në shtëpi. Megjithatë kur kjo ndodh, Lulzim Basha e shfrytëzon kohën për të qëndruar me familjen, e pse jo edhe për të gatuar.
Ky është edhe rasti në fjalë. Në këtë video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha, kryedemokrati, i zhveshur nga kostumi që jemi mësuar ta shohim çdo ditë, shfaqet duke gatuar. Teksa mban tiganin në dorë, kur kupton që bashkëshortja po i bën video, Basha i kërkon që të mos e hedhë në Instagram…
Lulzim Basha: Çfarë po bën?
Aurela Basha: Asnjë gjë!
Lulzim Basha: Mos na e hidh në Instagram!
Aurela Basha: Jo më zemër…
“Burri im Lulzim Basha gatuan edhe më mirë se unë (kur ka kohë) e shtunë, Saturday Dinner”‘, shkruan zonja Basha, teksa postoi videon në fjalë./tvklan.al