Basha: Grabitja, dëshmi e rënies së shtetit
Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë këtë të enjte në rrugën e Rinasit, është tregues se shteti ka rënë.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje e pushtet kriminelëve.
Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin,
shkruajti Basha./tvklan.al