Basha: Grabitja në Rinas, shteti ka rënë


Basha: Grabitja në Rinas, shteti ka rënë

20:17 30/06/2016

Për grabitjen me armë në aeroportin “Nënë Tereza” ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas tij, grabitja e armatosur sot në Rinas, në atë që duhej të ishte territori më i sigurtë në vend, dëshmon se rendi ka rënë, se shteti ka rënë.

“Kjo ngjarje e rëndë, që ka shkallmuar çdo standard të sigurisë, është një akuzë direkte për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën. Në pushtetin e tyre, krimi s’ka kufinj, ka mbrojtje, ka liri, ‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën

”, shkruan Basha.

Tv Klan

 






Të ngjashme