Basha: Hapëm 12 mijë vende pune në një vit.
Bilanc pozitiv e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha punën 1- vjeçare të dikasterit të drejtuar prej tij, teksa renditi një sërë arritjesh, mes të cilave hapjen e bizneseve të reja dhe punësimin e 12 mijë qytetarëve.
Kërkesës së operatoreve të transportit publik për rritjen e çmimit te biletës, Basha tha prerazi se, do të vihet vetoja për të mos e lejuar një gjë të tillë. Ndaj dhe duke nisur nga e enjtja kryebashkiaku Basha paralajmëroi se do t’i kërkojë qeverisë heqjen e TVSH-së për akcizën e karburantit, ose rimbursimin e saj.
Basha foli për një sërë projektesh të nisura nga Bashkia e Tiranës, nga plani urbanistik , zgjatimi I Bulevardit të Ri, rehabilitimi i Lumit të Tiranës e deri tek Trami, por me buxhetin dhe paketën e re fiskale shumë prej shërbimeve për qytetarët I sheh të reduktuara.
Politikën miqësore ndaj biznesit Basha garantoi se do ta ketë prioritet të punës së tij, duke premtuar se nuk do të ketë rritje taksash.