Basha i kthen përgjigje ofertës së Ramës


Basha i kthen përgjigje ofertës së Ramës

12:38 15/07/2016

Propozimin e rradhës së bërë nga kryeministri Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar deklaratë elektorale, përmes së cilës kreu i qeverisë po këkron të heqë çdo përgjgjëgjësi nga dështimi i Reformës në Drejtësi. Përmes një deklaratë për shtyp, Basha thotë se Rama mbetet i pabaesueshëm për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ka shfaqur që nga nisja e këtij procesi.

Lulzim Basha, Kryetari i PD:

“Reforma në drejtësi nuk ka nevojë për deklarata elektorale. Kjo reformë kërkon gjithpërfshirje të gjithë shqiptarëve, të çdo faktori politik dhe opozites, e jo përjashtime siç ka bërë deri tani dhe siç po vazhdon të bëjë Rama.

Eshtë e vështirë t’i besosh një njeriu që një herë thotë Reforma e Drejtësisë do të kalojë pa opozitën, pastaj kërcënon se “do ta votoni me një këmbë”, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D…e tani lëshohet në ekstremin tjetër: “shkruajeni vete si të doni ” duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia.  

Me këtë deklarate ai vetëm sa fakton se asnjëherë nuk e mori seriozisht reformën në drejtësi por e trajtoi prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike.”

Gishtin e fajtorit e gjen tek kundërshtari i tij politk për të cilin thotë se që në krye të herës e trajtoi atë si një plackë për të mbyllur pazare politike, ndërsa konfirmon angazhimin e opozitës për një reformës konsnesuale dhe në përputhje me Venecian.

Lulzim Basha, Kryetari i PD: “

Nuk kam pranuar që në fillim, dhe nuk do të pranoj as sot, as nesër që drejtësia të trajtohet si plackë për të mbyllur pazare apo për të bërë kalkulime për hir të karriges. PD dhe opozita është angazhuar me seriozitet që ditën e parë, duke kërkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qëndruar fort në parimet dhe rekomandimet e Venecias. Sepse qëllimi ynë i vetëm është një Reforme që t’i shërbeje shqiptarëve dhe Shqipërisë sot dhe në dekadat që vijnë, dhe jo orekseve të ditës, skemave, intrigave dhe kurtheve për pushtet.”

Kryeministrit i kujton se e ka mbi tavolinë propozimin e opozitës.

Lulzim Basha, Kryetari i PD: Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe përmbajtje të Venecias, dhe Rama e ka mbi tryezë. Ta votojmë, e shqiptarëve dhe aleatëve që po kërkojnë konsensusin tash sa kohe, t’u japim lajmin e mirë!/tvklan.al






Të ngjashme