Basha i përgjigjet Ramës: Je nëna dhe baba e së keqes, kërkon t’i mbyllësh gojën opozitës


Basha i përgjigjet Ramës: Je nëna dhe baba e së keqes, kërkon t’i mbyllësh gojën opozitës

11:38 07/10/2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është ‘nëna dhe baba e së keqes’.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se Rama kërkon t’i mbyll gojën opozitës duke komentuar deklaratën e kreut të qeverisë për moratoriumin e heshtjes.

Kryeministrit herë tjetër vërjani gotën të mbushur, që të mos ketë fytin e tharë. Nëse përsëritja e fakteve dhe të vërteta është nëna e dijes, dalja këtu për të shtrembëruar ato që thash unë është nëna e të keqes dhe baba e të keqes. Shikojeni si e orienton debatin, njësoj si në ditët e para të pandemisë që na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Thotë pastaj që për opozitës duhet të ketë moratorium për fjalën, të mbyll gojën. Kështu ka bërë gjithmonë”, tha Basha./tvklan.al






Të ngjashme