Basha i përgjigjet Ramës: Nëse do drejtësinë, prano kompromisin
Pas refuzimit që Kryeministri Edi Rama i bëri propozimit të opozitës për të arritur konsensusin për reformën në drejtësi, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se prej 6 ditësh, Rama nuk ka folur dhe as ka reaguar për pagesën 80 mijë Euro për të bërë një fotografi me Presidentin Obama në vitin 2012, ngjarje për të cilën kanë shkruar mediat botërore. Kreu i demokratëve i kërkon sërish Ramës që të pranojë propozimin e opozitës, në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet me konsensus./tvklan.al