Basha i telefonon Merkel për arritjen e konsensusit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha zhvilloi sot një bisede telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, thuhet në një deklaratë për mediat pasditen e së mërkurës nga Partia Demokratike.
“
Ne fillim të bisedës, Basha e informoi Kancelaren Merkel për arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtësi. Zonja Merkel e falënderoi zotin Basha për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar në procesin e arritjes se konsensusit si një kontribut madhor për Shqipërinë dhe shqiptaret. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtesi do te jetë një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë dhe e siguroi zotin Basha për mbështetjen e saj të plote dhe të gjithanshme
”, theksohet në njoftimin për mediat.
Sipas komunikimit nga selia blu, thuhet se kreu i demokratëve garantoi kancelarin Merkel që, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë promotore e të gjitha proceseve reformuese duke u udhëhequr nga parimet dhe vlerat Europiane.
Basha-Brok: Reforma në drejtësi, hap në rrugën e integrimit europian
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot edhe një bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi, bëhet e ditur në një deklarate për mediat të Partisë Demokratike, pasditen e së mërkurës.
Në vijim të deklaratës për mediat të PD-së, thuhet se: “
Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të Basha mbylljen me sukses të negociatave. Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Brok çmoi lart lidershipin e treguar nga Basha në arritjen e kësaj reforme, reformë që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”.
Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike, Basha e falënderoi Elmar Brok për ndihmën e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë procesit, e në veçanti në finalizimin e tij. Po ashtu, Basha ndau të njëjtin vlerësim me Brok se një drejtësi me standarde europiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
/tvklan.al