Basha: Do gjurmojmë paratë e inceneratorëve


Basha: Do gjurmojmë paratë e inceneratorëve

15:42 12/10/2020

“Rama, përgjegjësi penale për krimin e përsëritur”

Edi Ramës, i cili tha se nuk është në dijeni të asnjë plani të opozitës, Lulzim Basha ia rikujtoi sërish 5 pikat që sipas kryedemokratit, i vijnë në ndihmë menaxhimit të pandemisë dhe janë domosdoshmëri për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Paratë ia kujtoi sërish ku t’i gjejë, duke i përmendur pagesën prej 2 milionë eurosh, që sipas tij, qeveria ka bërë javën e kaluar për dy inceneratorët, atë të Fierit dhe Tiranës.

Në opozitë thotë se ka alternativën e propozimit dhe të drejtën e denoncimit, por në qeveri paralajmëron ndëshkueshmëri për aferën e inceneratorëve dhe kthim të parasë së taksapaguesve shqiptarë.

2 milionë euro për Lulzim Bashën do të mjaftonin për t’u ardhur në ndihmë të pamundurve në kohë krize, si dhe biznesit që sipas tij po jeton ditët më të zeza të krizës ekonomike.

I vetmi përgjegjës për krizën thotë se është Kryeministri Rama, ndaj të cilit paralajmëron deri ndjekje penale.

Sipas kreut të opozitës, çështja e inceneratorëve është test për Reformën në Drejtësi, organet e së cilës duhet të vënë përpara ligjit shkaktarët e asaj afere korruptive, që deri më tani, në total sipas selisë blu, i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 75 milionë euro.

Tv Klan






Të ngjashme