Basha komenton deklaratën e Ramës/ Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe jo President


Basha komenton deklaratën e Ramës/ Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe jo President

19:30 19/02/2018

Ideja e kryeministrit Edi Rama për një presidenti të unitetit kombëtar u komentua edhe nga kreu i Partisë Demokratike. Lulzim Basha nuk nguroi ta ironizojë deklaratat e  kryeministrit duke thënë se ky propozim  nuk u jep zgjidhje problemeve reale që kanë qyetarët në të dyja anët e kufirit.

“Nuk i duhet as Shqipërisë dhe as Kosovës një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë i dimë problemet e jashtëzakonshme të dy ekonomive tona, na duhen zgjidhje që funksionojnë për qytetarët”. 

Për kreun e opozitës i vetmi projekt që do të çojë përpara dy vendet është ai i një ekonomie të zhvilluar të pakapur nga oligarkia dhe korrupsioni.

Tv Klan






Të ngjashme