Basha konfirmon propozimin amerikan
Propozimin e Shteteve të Bashkuara për Reformën në Drejtësi e konfirmoi edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me ndihmës sekretaren Nuland.
Bazë për konsensusin sipas kreut demokrat është rekomandimi 88 i Venecias.
Nga takimi me ndihmës sekretaren amerikane Viktoria Nuland, kryetari i Partisë Demokratike doli i bindur se Reforma në drejtësi mund të miratohet vetëm me konsensus politik mes palëve.
Në propozimin e fundit demokratët kërkuan që vetingu për 12 anëtarët e organeve të reja të drejtësisë të bëhet nga një trupë e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short, ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë thjesht rol vëzhgues në proces.
Tv Klan