Basha: Konkluzionet e BE shuplakë për qeverinë
Konkluzionet e Samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së, sipas Lulzim Bashës, janë shuplakë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Pas mbledhjes së grupit, kryetari i Partisë Demokratike bëri përgjegjës qeverinë dhe Kryeministrin Rama për gjendjen e rëndë, që po kalon vendi dhe mos përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave në Bashkimin Europian.
Ndryshe nga kreu i qeverisë, që armikun e integrimit të vendit e sheh në selinë blu, Basha i kujtoi se ai dhe Partia Demokratike do të marrë përgjegjësitë për zbatimin e ligjit të vetting-ut dhe reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese./ T KLAN