Basha: Kredia s’është zgjidhje për bujqësinë


Basha: Kredia s’është zgjidhje për bujqësinë

14:42 28/10/2016 https://youtu.be/0YzaS9JR8Vw

Në kushtet kur bujqësia është në vend numëro dhe nuk është bërë asnjë investim, sipas Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjidhja për fermerët dhe fshatin nuk është kredia që propozon qeveria, por subvencioni.

Në takimin me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe, Basha premtoi 100 milionë euro subvencione vetëm në vitin e parë të qeverisjes.

“A keni takat ju me marrë kredi? Me çfarë do ta lani ju interesin e kredisë, në kushtet kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa?! Është zgjidhje kredia pasi e ke rrënuar tre vjet fshatin ? S’ke bërë asnjë investim, asnjë kilometër rrugë. Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci”.

Sipas Bashës, qeveria nuk ka mbajtur premtimin për shumëfishim të subvencioneve për fermerët dhe nuk ka bërë asnjë investim për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisë.

Tv Klan






Të ngjashme