Largimi i Omnix, Basha: Rama s’jep garanci për investitorët
Partia Demokratike reagoi ashpër për largimin e kompanisë “Omnix Albania” nga Shqipëria dhe tërheqjen e investimit të saj prej 450 milionë dollarësh, në Gjirin e Lalzit.
Kryetari Lulzim Basha e quajti një lajm të zi për ekonominë, por tha kjo është klima që i duhet Kryeministrit Rama, për të mbajtur pushtetin me grupet kriminale.
Basha e akuzoi qeverinë se nuk u jep asnjë garanci investitorëve.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi kompanisë që ta rishikojë edhe njëherë vendimin, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për investimet e huaja.
Tv Klan