Basha: Llalla mos të takohet me të dyshuarin Tahiri, por ta hetojë


Basha: Llalla mos të takohet me të dyshuarin Tahiri, por ta hetojë

15:33 17/10/2017

Në një postim në ‘Facebook’, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës që të mos takohet me ish-ministrin Saimir Tahiri sa i përket çështjes së trafikut të drogës dhe Moisi Habilajt të arrestuar një ditë më parë. Basha i kërkon Llallës që ta hetojë Tahirin si të dyshuar në lidhje me trafikun e drogës pas përgjimeve të autoriteteve italiane të publikuara sot në media.

Moisi Habilaj është përgjuar nga hetuesit italianë të thotë se “30,000 euro duhet t’ia jap Saimirit”.

Më herët u fol se Tahiri do të takohej me Llallën por sipas disa burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme takimi dështoi për shkak të disa angazhimeve të Kryeprokurorit.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafian e drogës dhe armëve janë para syve të çdo shqiptari. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale.

/tvklan.al






Të ngjashme