Basha mbështet protestën e banorëve të Unazës së Re
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi personalisht të mbështesë protestën e banorëve të Unazës së re që kundërshtojnë shembjen e shtëpive, apo pronave të tyre për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.
Por Basha tha se prishja e më shumë se 317 objekteve po bëhet pa ligj ndërsa nuk kurseu akuzat për kryeministrin Rama.
Basha e përmendi çështjen e Unazës së Re edhe gjatë prezantimit të programit ekonomik, ku ashtu si dy vite më parë e bëri në krah të një eksperti gjerman të CDU-së.
Tv Klan