Basha mbledh aleatët në PD


Basha mbledh aleatët në PD

20:04 05/05/2020

Diskutimet për pandeminë dhe Reformën Zgjedhore

Për më shumë se dy orë, aleatët e opozitës u mblodhën në selinë blu për t’u takuar me kreun e demokratëve Lulzim Basha. Reforma Zgjedhore si dhe situata e Covid-19 ishin në qendër të takimit që të vegjlit diskutuan me kryedemokratin.

Ky takim vjen një dite përpara mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku në adrese të opozitës bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri ka adresuar një ftesë për të vijuar me punën e lënë në mes për shkak të pandemisë së Covid-19.

Burime nga takimi i thane Tv Klan se opozita do të jetë në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik, por ecuria e reformës sipas saj varet nga mazhoranca.

“Opozita është nuk është pse të bëhet ftesë, ka bërë propozimet”.

Opozita bën përgjegjëse mazhorancën për zvarritje të procesit, teksa thotë se në tryezën e Këshillit ajo ka depozituar 5 draftet e saj për reformën elektorale.

“I takon qeverisë që të japë përgjigje, kemi qenë dhe jemi gati për një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo pikëpyetje që ngrihet është për të shmangur vëmendjen nga ato që janë çështjet kryesore të vendit”.

Dhe krahas një reforme elektorale gjithëpërshirëse  e konsensuale ajo që opozita sheh si zgjidhje të situatës janë padyshim zgjedhjet e parakohshme.

Ndryshe nga socialistët opozita nuk sheh arsye për një ndërhyrje të ambasadorëve me qëllim nxitjen e dialogut për reformën elektorale.

Por pavarësisht angazhimit për këtë proces, në krye të axhendës politike të opozitës është situata e Covid-19, duke mos kursyer akuzat në adresë të qeverisë për dështim në menaxhimin e pandemisë.

Tv Klan






Të ngjashme