Basha mbledh grupin e kryesinë e PD


Basha mbledh grupin e kryesinë e PD

19:48 26/03/2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot pasdite takime me krerët e partive aleate, kryesinë e partisë dhe Grupin Parlamentar.

Në takimet e zhvilluara me dyer të mbyllura, mësohet se kreu i PD-së është shprehur se nuk ka asnjë lëkundje nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin në zgjedhje.

Basha ka bërë edhe një pasqyrë të takimeve dhe mesazheve të marra gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin me Grupin Parlamentar, kryetari Basha ka kërkuar që përveç çadrës të shtojnë angazhimin edhe në bazë në takime me elektoratin.

Tv Klan






Të ngjashme