Basha mbledh krerët e degëve për protestën e 7 majit
Kryetari i opozitës Lulzim Basha mblodhi në një takim krerët e degëve në rrethe me të cilët diskutoi për përgatitjen e protestës së 7 majit në Kavajë.
Basha ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal, ndërkohë që një grup deputetësh prej disa ditësh janë zhvendosur në Kavajë.
Pjesë e takimit ka qenë edhe mbajtja e një tjetër proteste në Tiranë, si dhe përshkallëzimi I tyre në rrethe, duke mos përjashtuar edhe bllokimin e akseve rrugore.
Tv Klan