Basha: Më 18 shkurt protestë kundër qeverisë
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka ftuar të gjithë qytetarët në një protestë kundër qeverisë, padrejtësive dhe varfërisë më 18 shkurt, në Tiranë. Ai shkruan:
Ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë.
Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit./tvklan.al