Basha me bizneset në Njësinë 1 në Tiranë
“Asnjë punonjës shteti nuk do të lejohet të hyjë në biznes”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha është ndalur për të biseduar me sipërmarrës dhe banorë të Njësisë numër 1 në kryeqytet.
Drejtuesit e bizneseve thonë se pandemia ka ndikuar negativisht në punën e tyre, e në disa raste në risk janë vënë dhe pagesat e punëtorëve.
E ndërsa mori prej tyre përshtypjet, kreu i opozitës, premtoi se ai do të përmirësojë klimën e biznesit dhe taksat.
“Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit”.
Basha u shpreh se në objektivat e partisë që ai drejton është krijimi i një ekonomie të fortë dhe të qëndrueshme.
Tv Klan