Basha: Me Ramën jemi të fundit për ekonominë, bashkë do të shërojmë Shqipërinë


Basha: Me Ramën jemi të fundit për ekonominë, bashkë do të shërojmë Shqipërinë

10:15 15/11/2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket ndihmës direkte për ekonominë.

Në një postim në Twitter, Basha akuzon Kryeministrin Rama se vendi renditet i fundit në çdo fushë. Ndërsa shprehet se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, ekonomia shqiptare do të rritet.

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan Lulzim Basha. /tvklan.al






Të ngjashme