Basha mendon ndryshe nga Rama: Drejtësia u korruptua nga politika


Basha mendon ndryshe nga Rama: Drejtësia u korruptua nga politika

13:19 13/10/2020

Kreu i opozitës dhe i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një mendim tjetër përsa i përket Reformës në Drejtësi.

Ndryshe nga Kryeministri Rama që beson se kokat e korrupsionit në vend janë gjyqtarët e prokurorët dhe jo politikanët, Lulzim Basha thotë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është korruptuar nga politika.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, Basha akuzoi Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste se po pengojnë zbatimin tërësisht të Reformës në Drejtësi.

S’ka shqiptar që këtë nuk e kupton, që këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë. Është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika, drejtësia u korruptua nga politika. Dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend, është iluzion. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur një qeveri që nuk i bën presion drejtëisë. Kësaj drejtësie do t’i drejtoj vetëm një kërkesë: Të vendosë çdo politikan të korruptuar përpara ligjit, duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart e ka zhvatur pasuritë  e shqiptarëe. Që progresin e Reformës në Drejtësi e mban peng një Kryeministër, këtë s’ka shqiptar që nuk e ka kuptuar”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al






Të ngjashme