Basha mesazh mjekëve të Infektivit: Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka shpërndarë një mesazh solidarizimi dhe falënderimi drejtuar stafit mjekësorë të spitalit Infektiv.
Në këto ditë të vështira përballjeje me koronavirusin, Basha shkruan se heronjtë e vërtetë janë mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë.
“Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”. /tvklan.al