Basha mohon lidhjet me kompaninë ruse
Lulzim Basha hodhi poshtë ne emisionin Opinion, në Tv Klan, çdo të dhënë të botuar nga revista amerikane “Mother Jones” në lidhje me një pagesë të bërë nga një kompani ruse për llogari të Partisë Demokratike, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Muzine Capitol Partners” ka deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA se ka marrë 675 mijë Dollarë nga Partia Demokratike, përmes tre pagesave të kryera, në shumën e 150 mijë dollarëve, 25 mijë dollarëve dhe 500 mijë dollarëve në datat 24 e 27 mars të dhe 9 qershor të 2017-ës.
Pagesa prej 150 mijë Dollarësh, siç rezulton nga deklarata e bërë nga Muzin Capitol Partners në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, është bërë nga Biniatta Trade, një kompani pas së cilës qëndrojnë rusët.
Por Basha tha se ai nuk kishte degjuar kurrë më parë për Biniatta Trade.
Basha: Nuk ka pagesë 500 mijë Dollarë. 25 mijë. Dy herë nga 50 mijë janë për një firmë tjetër lobimi.
Fevziu: Ju nuk e njihni fare Biniada Trade?
Basha: Absolutisht jo.
Fevziu: S’e keni dëgjuar kurrë?
Basha: Absolutisht jo deri sa zoti Muzin bëri deklarimet.
Fevziu: Po 500 mishja që keni deklaruar këtu më datë 21 dhjetor ku ka shkuar?
Basha: Ajo nuk ka lidhje me PD. Ti sapo e nxore që nuk lidhje.
Fevziu: Po ku ka shkuar?
Basha: Nuk ka fare lidhje, është “non” çështje
Të gjitha këto akuza tha Lulzim Basha kanë për autor Kryeministrin Rama.
“Interesi i Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga kokaina dhe droga me interesin e një gazete të ekstremit të majtë për t’i rënë Trump. Nga Soros kjo gazetë ka marrë 1.1 milionë Dollarë”
, tha Basha.
Vetë revista reagoi me anë të një deklarate për akuzat e Bashës se ishte paguar nga Edi Rama edhe pse Basha paralajmëroi se do ta hedhë në gjyq për shkrimin e bërë.
Muzin Capitol Partners e përmend shumën prej 150 mijë Dollarësh që ka marrë nga Biniatta Trade si në kontratën e deklaruar me kompanine offshore që zotërohet nga rusët ashtu edhe në Suplementin e Deklaratës, në të cilat sqaron si dhe nga kush u paguan në tërësi 675 mijë Dollarët dhe se si për llogari të lobimit pro Partisë Demokratike në Uashington ajo pagoi 100 mijë Dollarë.
Kontrata e lobimit flet për takime me bashkëpunëtorë të Shtëpisë së Bardhë, kongresmenë dhe media, përfshirë kontakte me një gazetar të New York Times dhe një intervistë në BreitBart News.
Tv Klan