Basha: Ndalimet në kufi, kriminale dhe të papërgjegjshme


Basha: Ndalimet në kufi, kriminale dhe të papërgjegjshme

14:56 05/04/2020

“Shqiptarët nuk mund të trajtohen si refugjatë të huaj”

Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrsesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!

Tv Klan






Të ngjashme