Basha: Balla të shkojë para drejtësisë


Basha: Balla të shkojë para drejtësisë

20:25 26/09/2018

Partia Demokratike publikoi të plotë intervistën e nënkomisarit të Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu në të cilën ai dëshmonte për kërcënime që i ishin bërë nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisariatin e Krujës.

Pas transmetimit kryetari Lulzim Basha kërkoi që personat e përmendur nga ish-efektivi i policisë të vihen përpara drejtësisë.

Basha iu drejtua edhe trupit diplomatik të mos qëndrojë në heshtje dhe të parandalojë përshkallëzimin e situatës drejt një përplasje civile.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar. Do kishte përplasje shoqërore pasi njërëzit do përdornin dhunën për të mbrojtur jetën dhe fëmijët”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër atë që sipas tij është një krim shtetëror.

Tv Klan






Të ngjashme