Basha: Biznesi i vogël në krizë


Basha: Biznesi i vogël në krizë

13:42 03/12/2020

“Qeveria ka braktisur qytetarët”

E rikthyer në Lezhë pas disa vitesh emigrimi, Brunilda Shytaj thotw se e sheh tw pamundur vijimin e biznesit të saj fason në Shqipëri. Lulzim Bashës, ajo i foli me shqetësim për mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë dhe reduktimin e stafit që prej nisjes së pandemisë.

“Ishin 40 në Mars dhe arritëm këtu. Tani janë 12 veta. Me ditë edhe këto, jo çdo ditë. Këtu nuk gjen ndihmë, nuk gjen portë të hapur”.

Zgjidhja për bizneset sipas Bashës gjendet në planin pesë pikësh të opozitës që u refuzua nga kryeministri.

“Në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë Lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj.

Edhe biznesi i vogël u ankua për përgjysmim të xhiros dhe pamundësi tw shlyerjes sw taksave.

“Më shumë se gjysma”. “Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”. “Këtu s’dimë çfarë duhet paguar më parë, a duhet paguar qiraja e dyqanit, taksat apo siguracionet a çfarë të paguash më parë. Shkojnë 500 mijë lekë shkojnë veç shpenzimet”.

Nxitja e konsumit sipas Bashës mund të stimulohet përmes dy hapave.

“Minimumi që menduam ishte një çek prej 1 mijë Euro për biznesin e vogël, si dhe një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës, për të nxit konsumin”.

Sipas kreydemokratit i vetmi përgjegjës për krizën që po kalon vendi është Kryeministri Rama dhe për daljen nga kjo situatë nevojitet një qeveri e përgjegjshme.

Tv Klan






Të ngjashme