Basha në njësinë 8: Trafiku i lëndëve narkotike, shifra alarmante


Basha në njësinë 8: Trafiku i lëndëve narkotike, shifra alarmante

17:04 06/10/2016

Në një takim me strukturat drejtuese të njësisë 8 në kryeqytet, Kryetari i Partisë Demokratike, më shumë se për çështje organizative foli për shifrat alarmante sipas tij të mbjelljes dhe trafikut të lëndëve narkotike, situatë për të cilën bën përgjegjës Kryeministrin Rama dhe Ministrinë e Brendshme që thotë se kriminalizuan policinë e shtetit.

 “Për një vit me radhë denoncuam fushatën e  mbjelljes së drogës. Ju thamë se po pesëfishohet, dhjetëfishohet territori i mbjellur me drogë. Edi Rama tallej. Vetëm javën e fundit iu është kapur një sasi rekord droge, 3.2 tonë në Mat para dy ditësh, 11 tonë në Vlorë. Ku e kemi hokatarin Edi Rama dhe biçim Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri? Po pse erdhëm këtu?! Sepse Edi Rama dhe Saimir Tahiri kriminalizuan Policinë e Shtetit. Emëruan persona me precedentë të mëparshëm, persona të njohur për bashkëpunimin e tyre me krimin e organizuar dhe iu varën në qafë çelësat e drejtorive kyçe të Policisë së Shtetit në territor dhe në luftën kundër narkotikëve”.

Akuzat e kryeministrit ndaj opozitës, medias dhe prokurorisë, Lulzim Basha i lexon si sulme të orkestrua nga Rama si pasojë e bllokimit të tonelatave me drogë në Mat dhe Vlorë me paratë e të cilave ai thotë se do të përdoreshin nga Rama dhe Tahiri për të blerë votat dhe të shtonin pasuritë e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme