Basha: Negociatat u prishën nga Rama, vazhdojmë deri në fund për konsensus
Kryetari i Partisë Demokratike u shfaq përpara mediave në një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e prishjes e negociatave që zgjaten deri në orën 2 pas mesnate.
Ai fajësoi kryeministri si përgjegjës për mospranimin e konsensusit, ndonëse e pranoi ftesën e tij për t’i vijuar bisedimet në nivel ekspertësh.
Lulzim Basha konfirmoi se Partia Demokratike do të japë votat e saj për një reformë në drejtësi, sipas premtimit të dhënë zonjës Nuland, por tha se pas prishjes së negociatave fshihet dikush.
Vota e demokrateve do të jetë parimisht pro reformës edhe të enjten, por Lulzim Basha thotë se ka një plan të orkestruar nga Rama për të blerë votat edhe pse kryeministri e mohoi këtë./ TV KLAN