Basha: Nuk çedojmë nga parimi i Venecias


Basha: Nuk çedojmë nga parimi i Venecias

17:57 13/06/2016

Në kundërpërgjigje të deklaratës së Kryeministrit Rama, Lulzim Basha, arritjen e një dakordësie për Reformën në Drejtësi e sheh tek rekomandimi 88 i Venecias. Në një dalje për mediat, Kryedemokrati e ftoi kreun e qeverisë të reflektojë dhe të pranojë parimin e vendeve të rezervuara edhe për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe atë Etiko – Profesional.

Basha theksoi se këto dy institucione janë themeli i sistemit gjyqësor, të cilët do të bëjmë të mundur nxjerrjen jashtë sistemit të elementëve të korruptuar.

Por pas deklaratave të Bashës ka reaguar në Facebook Kryeministri Rama, i cili thotë se nuk do ta pranojë kurrë kompromisin partiak për skanimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Ky postim i tij u pasua me një kundërpërgjigje nga ana e Bashës gjatë konferencës për shtyp.

Tv Klan






Të ngjashme