Basha: Nuk ka asnjë kusht të ri, gati ta votojmë sot reformën


Basha: Nuk ka asnjë kusht të ri, gati ta votojmë sot reformën

08:34 21/07/2016

Në një konferencë për shtyp kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë kusht të ri nga opozita dhe i bëri thirrje të gjitha palëve ta miratojnë Reformën në Drejtësi, në seancën e sotme plenare. Megjithatë, ai tha se mbrëmjen e shkuar marrëveshja e arritur është vënë në dyshim.

Dje u pretendua se prezantova kushte të reja pasi u arrit marrëveshja, ky është mashtrim i turpshëm, deklaroi kreu i opozitës.

Për të katër institucionet duhet të aplikohet e njëjta formulë, ky ka qenë dhe është qëndrimi im”

, theksoi Basha.

Ai u bëri me dije të gjithë partnerëve ndërkombëtarë se nuk ka asnjë pretendim tjetër nga kreu i PD, duke i siguruar ata se nuk ka asnjë kusht të ri.

Basha tha se opozita i përmbahet marrëveshjes së arritur dhe është gati ta votojë sot në parlament.

“Kemi një marrëveshje, përpjekjet tona kanë arritur një përpjekje më të mirë dhe një projekt më të mirë jo për PD por për Shqipërinë, ndaj sot i bëj thirrje të gjitha palëve ta votojnë këtë marrëveshje në kuvendin e Shqipërisë. Për fat të keq mbrëmë kjo marrëveshje është vënë sërish në dyshim.

Jam këtu për ti shpjeguar çdo shqiptari. Ka pasur marrëveshje prej kohësh se për 4 institucionet e nenit 88 do të aplikohej e njëjta formulë. Të hënën u konfirmua nga PS, e thotë Bylykbashi, e konfirmon edhe negociatori i LSI, Manjani. Negociatori i PS të hënën e konfirmoi. 

Është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja për marrëveshjen. Ky është një mashtrim i turpshëm. 

Duke transmetuar paralelisht se çfarë ka thënë në takimin me mediat, Basha tha se partnerve ndërkombëtarë sot duam t’i bëjnë me dije se çdo mashtrim nga pala kundërshtare bie përtokë, këto janë fakte të bazuara mbi evidence të pakundërshtueshme, ku është kushti i ri, ku është kushti i ri?”

Drafti zyrtar i PS nuk përfshin as rekomandimet e Nuland as rekomandimet Hahn, por duan të na bëjnë të besojmë pjesën për KlGJ e KLP.

Ne jemi gati ta votojmë këtë marrëveshje sot në parlament.

Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Edi Rama do ta zbatojë këtë marrëveshje.”

/tvklan.al






Të ngjashme