Basha: Nuk ka për tu bërë kurrë Vetting në polici
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit lidhur me Vettingun në Polici. Basha tha se nuk ka për të pasur Vetting në Policinë e Shtetit për aq kohë sa është Edi Rama kryeministër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në ngjarje kriminale.
“E mbrojti me patos Saimir Tahirin deri sa u bë presioni i të huajve. Më pas e zëvendësoi më një person që ka rekorde dhe ky person është ai që është sot. Nuk do të këtë Vetting pa hequr arkitektët, pa hequr Edi Ramën dhe ministrin e Brendsëhëm dhe çdo person tjetër që është i përfshirë në ngjarje kriminale”.
Sipas Bashës ka zyrtarë të lartë të Policisë që janë bashkëpunëtorë të krimit.
“
Zyrtarë të lartë të policisë të emërojnë njerëz, bashkëpunëtorë të krimit, njerëz që janë larguar nga polica,. Të gjitha këto kanë ekzistuar
Ka 5 vite që Edi Rama flet për Vettingun e policisë. Si nuk zbatohet strategjia për luftën kundër krimit të organizuar, për drogën.
Nuk ka vend në Ballkan që kryeministri dhe qeveria të jenë të kapur nga krimi. Antimafja italiën ka faktura ish ministrin e brendshëm Saimir Tahir të përfshirë në drogë.
Me urdhër të Edi Ramës ishte mbrojta e krimineleve, atyre që kishte futur këtu në këtë sallë një pjesë ishin kriminele”.
Kryeopozitari, Basha nuk nguroi të thoshte se kryeministri Edi Rama ka krijuar një klimë terrori dhe të rënduar.
“Rama e përdori policnë harbutërisht për të krijuar një klimë të rënduar terrori nën parullën bëjmë shtet.
E shndërroi policinë në një repart droge”,
përfundoi Basha.
/tvklan.al