Basha: Nuk shkohet në Europë me qeveri të dalë nga krimi
“Zgjedhje të lira e të ndershme, beteja e opozitës”
Edhe nga Vlora kreu i demokratëve vijoi akuzat në adresë të qeverisë për lidhje me bandat dhe rrënim të ekonomisë.
Gjatë turit “Rrugëtim për Shqipërinë”, Lulzim Basha tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja e opozitës për rikthimin e demokracisë dhe hapjen e dyerve në BE.
Ndarja nga krimi e oligarkia janë sipas Bashës prioritet i demokratëve pas ardhjes në pushtet.
Kreu i demokratëve u ndal edhe tek lirimi i 11-vjeçarit Alvin Berisha, duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë operacion shpëtimi, veçanërisht autoritetet italiane.
Tv Klan