Basha: Pas lojrave të fatit qëndrojnë të afërm të Kryeministrit


Basha: Pas lojrave të fatit qëndrojnë të afërm të Kryeministrit

16:00 23/12/2016 https://youtu.be/SM7jN2Vqsnw

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se pas shtyrjes me dy vjet të ligjit për lojrat e fatit qëndrojnë interesa klienteliste të njerëzve të lidhur me Kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës, bëhet fjalë për një skemë përfitimi që arrin deri në 700 milionë dollarë në vit.

Ligji, që synonte të mbyllte të gjitha kaziotë nëpër qytete, e t’i zhvendoste ato në zona turistike, u shty me argumetin se mungojnë aktet nënligjore. Ai u miratua në Shkurt të vitit 2015 dhe prej asaj kohe nuk është nxjerrë asnjë akt nënligjor për ta bërë atë të zbatueshem.

Por Basha tha se jo vetëm për lojrat e fatit, por edhe me koncensionet në shëndetësi, Kryeministri po përdor të njëjtën skemë përfitimi për klientët e tij.

Basha tha se në tre vjet qeverisje, Kryeministri Rama ndërtoi vetëm skema korruptive e kriminale dhe se me largimin e tij, paratë e buxhetit të shtetit do t’u kthehen qytetarëve.

Tv Klan






Të ngjashme