Basha për Prefektët: Bandës iu bashkuan 12 anëtarë të rinj
12 Prefektët e rinj të prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama, për kryedemokratin Lulzim Basha, “
siç janë punët, janë 12 anëtarët e rinj të bandës”
.
“
Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit
”, tha Basha, në një deklaratë për mediat.
Basha tha se shkarkimi në bllok i të gjithë prefektëve dhe prezantimi i të rinjve disa orë më vonë nga Kryeministri Edi Rama, është një përpjekje për të larguar vëmendjen.
“
Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtore të rinj, në një përpjekje te dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit.
”/tvklan.al