Basha: Rama falimentoi bizneset
“Taksa e sheshtë 9% do inkurajojë investimet”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se taksimi sipas modelit “Rama” ka zbrazur xhepat e shqiptarëve pasi janë rritur çmimet, është ulur fuqia blerëse dhe ka falimentuar bizneset.
Sipas kryeopozitarit, raporti i FMN-së, mbështet atë që Partia Demokratike ka në plan të bëjë, taksimin e sheshtë.
Basha thotë se, taksa e sheshtë 9% dhe plani ekonomik i PD-së do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse.
“Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë”, shkruan Basha në Twitter./tvklan.al