Basha: Prej 2013-s, borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro


Basha: Prej 2013-s, borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro

09:00 06/01/2021

Nëse nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri”

Lulzim Basha thotë se Edi Rama kujdeset vetëm për veten, ndaj sipas tij është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndryshe nga sa Rama premtoi për uljen e borxhit publik, prej 2013-s ky borxh u rrit me 3.25 miliardë euro.

“Rama ka dështuar. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri”, shprehet Basha.

Kryeopozitari thotë me tej se Partia Demokratike ka një plan konkret për t’i kthyer Shqipërisë shpresën./tvklan.al






Të ngjashme