Lulzim Basha merr vendimin ekstrem
Përpara mediave Lulzim Basha doli jo vetëm për të falenderuar protestuesit që siç tha ai i dhanë jetë një ndër protestave më të mëdha pas pluralizmit, por për t’i treguar shqiptarëve edhe vendimin ekstrem që do t’i propozojë forumeve më të larta drejtuese të Partisë Demokratike.
“Dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shteti të kalbur. Dhuna, rrahja dhe helmi i qytetar
ë
ve të vjedhur ka vetëm një motiv. Ajo bëhet me urdhër të Edi Ramës. Asgjë nuk e ndal një popull të tradhëtuar dhe të braktisur kur lufton për të drejtat e tij legjitime dhe sovrane. Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ju siguroj se unë e kam kuptuar shumë qartë pjesëmarrjen tuaj, mesazhi juaj është i qartë.
Kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti që ka dalë nga krimi. Ndaj jam këtu për t’ju thënë se e kam lexuar vullenit tuaj. Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë”.
Kryeministrin e akuzoi sërish për skenar dhune gjatë protestës së 16 Shkurtit.
“Njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme dhe halle njësoj si ata që nuk patën mundësinë të vinin. Me këta qindra mijëra shqiptarë kam ndarë të njëjtën vendosmëri dhe nuk mund të ketë më kthim mbrapa. Përgjimet e prokurorisë faktuan se ky Parlament është produkt i krimit ndaj dhe qeveria është një qeveri e krimit dhe oligarkëve. Zgjidhje politike për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore. Unë besoj fort se kjo është e vetmja rurgë për të shkuar në Europë. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria dhe Kryeministri të kapur në vjedhje ju përgjigj bashkimit më të madh të shqiptarëve me skenar konfrontimi, me gaz ju përgjigj civilizimit tuaj evropian”.
Të enjten opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.
Tv Klan