Basha: Qeveri transitore pa Ramën Kryeministër
Bashkë me aleatët takon përfaqësues të OSBE
Në një reagim në rrjetet sociale nga Vjena, ku ndodhet bashkë me krerët e partive aleate, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga kushtet e tij për zgjidhjen e krizës.
Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve. pic.twitter.com/jmI3KFh6AV
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 18, 2019
“Me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve” – shkruan Basha në Twitter./tvklan.al