Basha: Qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira, do hapë negociatat me BE
Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vazhduar betejën
e nisur për rrëzimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, Basha thotë seqeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të japë negociatat e anëtarësimitme Bashkimin Europian. Sipas kryedemokratit, ekonomia e lirë dhe konkurrenca endershme do të nxjerrin vendin nga varfëria.“Shumica
absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin eEdi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita ebashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshimnuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.Së bashku ne do
ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancënabsolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.Zgjedhjet e lira
e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që kanevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.Qeveria që do të
dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BashkiminEuropian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.Rruga e
përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrencë të ndershme. Luftakundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes sëekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.Shqipëria ka aq
shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë nëkamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhekrijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.Ne do t’i hapim
tregjet. Do të garantojmë konkurrencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku tëlulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liriaekonomike do të sjellë mirëqenie.Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Lulzim Basha në Facebook. /tvklan.al