Basha: Qeveria ime, jo e papërgatitur për fatkeqësitë natyrore


Basha: Qeveria ime, jo e papërgatitur për fatkeqësitë natyrore

17:45 10/01/2020

“Instrumente të menjëhershme për të reaguar”

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike premton se kur partia e tij të vijë në pushtet, qeveria nuk do të gjendet asnjëherë e papërgatitur  nga fatkeqësitë natyrore.

Në një video të postuar nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venecia-Xhiulia në Itali, Basha thotë se është rënë dakord që kjo qendër të trajtojë emergjencat civile shqiptare.

Basha thotë se qeveria e tij do të krijojë instrumente të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve të prekur nga fatkeqësitë.

“Kjo do bëhet pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur” – thotë Basha.

Tv Klan






Të ngjashme