Basha: Qeveria ka dështuar në përballimin e situatës


Basha: Qeveria ka dështuar në përballimin e situatës

10:17 21/04/2020

“Ekonomia në rënie, shqiptarët të papunë dhe më të varfër”

Lulzim Basha e akuzon qeverinë se ka dështuar në përballimin e situatës ekonomike, të shkaktuar nga masat anticovid. Për kreun e opozitës janë ndërmarrë vetëm hapa gjysmakë dhe këtë po e ndjejnë në kurriz familjet shqiptare që janë prekur nga papunësia dhe varfëria.

Kryeministrin e akuzon se përmes shkeljeve kushtetuese dhe ligjore po e drejton shtetin nga Facebook-u, duke u bërë vetë kryepolic e kryedoktor.

Lulzim Basha vijon të këmbëngulë se testimet janë garancia e vetme për të ecur përpara, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mësohen shifrat e sakta të përhapjes së virusit në popullatë dhe masat e duhura për të mos çuar vendin në kolaps shëndetësor dhe ekonomik.

Tv Klan






Të ngjashme