Basha: Qeveria la pa ndihmë biznesin e vogël


Basha: Qeveria la pa ndihmë biznesin e vogël

17:00 12/05/2020

“Po e dëmton me taksa edhe gjatë pandemisë”

Pas takimeve që pati ditët e fundit me përfaqësues të biznesit e sipërmarrjes, kreu i opozitës Lulzim Basha ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën pas rinisjes së aktivitetit.

Përfaqësues të bizneseve në kryeqytet që nuk e mbyllën aktivitetin edhe gjatë pandemisë ankohen për rënie të xhiros.

Respektojnë masat për distancimin fizik dhe higjienën por ankohen për gjendjen e rënduar që po kalojnë. Ankohen se biznesi  po dëmtohet nga taksat, tatimet, si edhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë.

Ka dhe biznese që ankohen se nuk kanë përfituar aspak nga paketat e qeverisë.

Lulzim Basha bën përgjegjëse qeverinë për krizën që po kalon vendi dhe biznesi i vogël.

Tv Klan






Të ngjashme