Basha: Qeveria po cënon autonominë vendore


Basha: Qeveria po cënon autonominë vendore

14:42 17/03/2014 basha me FMNKryetari i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur në takim misionin e FMN-së për asistencë teknike në sistemin e taksave në administratën tatimore, drejtuar nga Xhon Noregard.

Zoti Basha shprehu shqetësimin e njësive të qeverisjes vendore, për mënyrën e sjelljes së qeverisë së re ndaj tyre dhe cënimin e hapur që i bën autonomisë vendore.

Ai tha se shprehje e arrogancës së qeverisë së re është edhe paketa fiskale, e cila çoi në rritje të taksave dhe centralizimin e mbledhjes së taksës së biznesit të vogël.

Zoti Basha u ndal edhe në vendimin e qeverisë për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël, pa asnjë konsultim me autoritetet lokale.

Ai theksoi se ky vendim i pakonsultuar dhe i pashoqëruar me kompensim financiar ka sjellë mungesë të ardhurash në buxhetet e bashkive dhe komunave të vendit.

Një tjetër shqetësim ishte edhe për performancën e dobët dhe sjelljen arbitrare që sipas tij ka patur qeveria në këto 6 muaj.





Të ngjashme