Basha: Vendi i bllokuar, Rama bën propagandë
“Dështoi në të gjitha premtimet në 8 vjet”
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se situata e krijuar për shkak të motit të keq është e rëndë dhe se janë të shumta familjet që po gjendjen në vështirësi.
“Vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin”.
Dhe në këtë situatë Basha akuzon qeverinë se po bën vetëm propagandë.
“Çfarë bën Edi Rama sa herë njerëzit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë! Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë! Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë! Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë! Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar? Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë”!
Basha renditi premtimet e kryeministrit Rama për të cilat tha se dështoi në 8 vjet.
“Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten. Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe”.
Në daljen para mediave kreu i demokratëve u shpreh i bindur se në 25 prill Rama do të largohet.
Tv Klan