Basha: Rama i poshtëroi shqiptarët me Elvis Rroshin


Basha: Rama i poshtëroi shqiptarët me Elvis Rroshin

12:54 01/06/2016

Lulzim Basha i është rikthyer sërish akuzave në adresë të Kryeministrit Rama duke e cilësuar arkitekt të kriminalizimit të vendit, teksa iu referua edhe njëherë dorëheqjes së Elvis Rroshit nga Bashkia e Kavajës. Ai tha se me reagimin e djeshëm, Rama e mbrojti Rroshin, por duke poshtëruar në këtë mënyrë të gjithë shqiptarët e ndershëm.

“Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama, ai ka poshtëruar ju dhjetëra emigrantë duke u thënë ju jeni si Elvisi, e Elvisi është si ju. Nuk besoj se qindra mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit janë si Elvis Roshi, që përdhunojnë në grup. Ky prononcim i djeshëm tregon mentalitetin e tij të inkriminuar. E djeshmja ishte një ditë e turpshme, pasi Gentjan Daja, ngriti me forcë një grup qytetarësh për një kuazi-miting, dhe ky është presion psikologjik ndaj qytetarëve”.

Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali me emrin Ervin Rroshi. Dhe si për ironi të fatit, deklaratat kundër tij dhe Kryeministrit, Basha i bëri në krah të një aleati të ri, që rezulton me mbiemër të ndryshuar.

Basha nuk e komentoi këtë fakt, ndërsa gjeti përgjigje për pyetjen se përse po bënte aleancë me një parti pa vota.

Tv Klan






Të ngjashme