Takimet e Bashës me biznesin e vogël


Takimet e Bashës me biznesin e vogël

10:40 11/06/2020

“Do çlirojmë nga taksat sipërmarrjen”

Rënia e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve ishin disa nga shqetësimet që biznesi i vogël dhe qytetarë të Njësisë Nr.4 në kryeqytet ndanë me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Sipas Bashës, biznesi i vogël është lënë në harresë nga qeveria, duke e çuar këtë sipërmarrje drejt falimentimit.

Qytetarët i ftoi që me votën e tyre ta sjellin ndryshimin.

“Meritoni më shumë dhe do keni më shumë sa të largojmë virusin e madh. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje, s’mund të vazhdohet kështu.”

Për daljen nga kriza, Basha tha se Partia Demokratike ka një program, përmes të cilit synohet rimëkëmbja e ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Një ditë më parë kreu i opozitës prezantoi edhe platformën ekonomike “Shqipëria në punë”, prioritet strategjik i së cilës është krijimi i lehtësirave dhe kushteve për biznesin si dhe vendosjen e taksës së sheshtë 9% dhe heqjen e taksës për karburantin.

Tv Klan






Të ngjashme