Basha: Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit akademik
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërcënon studentët me humbjen e vitit të ri shkollor.
Basha ju ka bërë thirrje studentëve që të mos kenë frikë, pasi opozita i siguron që nuk do të humbasin vitin akademik.
I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt pic.twitter.com/zWCDF67puy
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 4, 2019
/tvklan.al